Berisha feston i vetëm festën e Flamurit

Të gjithë sot festojmë ditën të Pavarësisë së Shqipërisë. Krerët më të lartë të shtetit kanë uruar këtë ditë të shënuar për kombin tonë, me mesazhe të gjata dhe të denja siç i meriton kjo ditë.

Për pak protagonizëm ka “vuajtur” edhe ish-kryeministri Sali Berisha, por kjo nuk i ka ecur, pasi askush nuk i ka kushtuar rëndësi dëshirës së tij për të kremtuar.

I ndodhur krejtësisht i vetëm, pa median pas, por edhe pa përfaqësues të PD-së, Berisha ka zgjedhur të marrë fotografin personal dhe të bëjë disa foto pranë heronjve të kombit, si busti i Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.

Berisha ka postuar foto duke vendosur kurore tek shtatorja e komandantit legjendar. Ndërsa në një foto tjetër, duket te përmendorja e Ismail Qemalit, te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Me kaq mbyllen ceremonitë festive të ish-kryeministrit Sali Berisha për Ditën e Flamurit.