Bes Kallaku realizon ëndrrën, fiton audicionet në spektaklin e njohur italian (Video)

Aktori humorit Bes Kallaku duket se është duke ecur me hapa të sigurt sa i përket arritjeve të tij në karrierë.

Ai ka publikuar një video ku tregon se interpreton në një nga showt më të njohur në Itali, “Zelig”. Ai ka interpretuar prej dy muajsh në këtë skenë, por duket se do të rikthehet në Shqipëri për sezonin e ardhshëm të “Portokalli”. .

“Kur u nisa nga Fushe Kruja, kisha vetem nje enderr me vete, sot lavdi Zotit, pervec Portokallise, u bene gati 4 muaj qe kur fitova audicionin per ne Laboratorio Zelig ne Itali, ku pregatiten aktoret e rinj.

Ne spektaklin me te bukur dhe profesional te humorit ne Itali. Prej nga kan dale te gjithe aktoret e humorit me ne ze. Ka rreth 2 muaj qe un jap shfaqe ne Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si ne shpi t’vet).

I gjithi staf dhe publik Italian. Duhet deshire dhe pune per ti arritur objektivat. Tani kthehemi per sezonin e ri te Portokalli-se. “Endrra vazhdon”. Zoti ju rujt. Harrova, falenderoj edhe Nard Ndoken,”-përfundon Besi postimin e tij në rrjete sociale.