Besa: Bashkëpunimi i Ahmetit me Gruevskin do të ishte tradhti kombëtare

Faton Fazliu nga Lëvizja Besa, duke komentuar zërat në opinion për përafrimin e qëndrimeve mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së tha se bashkëpunimi me lidershipin e kësaj OBRM-PDUKM-je do të ishte e barabartë me tradhti kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas zotimit të Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë, të ulësh dhe të bashkëpunosh me ata të cilët paraprakisht janë deklaruar kundër dygjuhësisë dhe Prokurorisë Speciale Publike, është jo vetëm shkelje parimeve për të cilët janë zotuar në atë deklaratë, por është edhe tradhti ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në arritjen e saj. Ne si Lëvizje BESA do të ju përmbahemi parimeve për të cilët jemi zotuar duke mbrojtur interesin tonë politik dhe kombëtar, duke mos bashkëpunuar me antishqiptarë të llojit të këtillë”, tha për televizionin Shenja Faton Fazliu nga Lëvizja Besa.

Ndërsa nga LR-PDSH-ja thanë se se qëndrimin e tyre do ta shpalosin pasi BDI të merr vendimin përfundimtarë sa i përket koalicionit me OBRM-PDUKM-në.