Besa mashtron shqiptarët për ta mshefur koalicionin me VMRO-në dhe Johan Tarçullovskin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashoër ndaj insinuatave të Lëvizjes Besa dhe shtrembërimeve të qëllimshme dhe të paskrupullta që po bëjnë satelitet e tyre.

Në komunikatën e BDI thuhet:

Partia politike Besa ka lidhur koalicion me VMRO DPMNE për zgjedhjet lokale dhe ka bashkëpunim të ngushtë midis këtyre dy partive ideologjikisht të afërta dhe të koordinuara mes veti. Këtë e konfirmoi kryeministri Zaev, Deputeti Muhamed Zeqiri, mediat, opinionistët por edhe vet tereni. Besa, Zeqirija Ibrahimi dhe Bilall Kasami asnjëherë nuk e mohuan këtë fakt.

Duke u përpjekur që ta mshef skandalin me koalicionin me VMRO, marrëveshjet joparimore dhe antishqiptare, mosvotimin e kryetarit shqiptar të parlamentit, mosvotimin e qeverisë reformuese, nxitjen e incidentit të 27 prillit dhe më pas ikjen nga parlamenti, duke dash të arsyeton dështimin dhe humbjen, Besa dhe megafonet e tyre të paktë mediatik shpifin në mënyrë të paskrupulltë dhe jonjerëzore.

Kandidatët e Besës u fotografuan në ahengje me Johan Tarçulovskin e dënuar nga Haga për krime lufte ndaj shqiptarëve, ndërsa Zeqirija Ibrahimi dhe Bilall Kasami votuan për verifikimin e mandatit të Johan Tarçullovskit në Kuvend. Qytetarët me të drejtë presin përgjigje dhe sqarime per pohimet e kryeministrit Zaev, Muhamed Zeqirit dhe të gjithë të tjereve për koalicionin antishqiptar VMRO – Besa.