Besa: Nuk kemi informacione se prokuroria heton financimin e partisë tonë

Lëvizja Besa ka reaguar pas informacioneve se prokuroria ka nisur hetim kundër disa OJQ-ve dhe Lëvizjes Besa për financimin e tyre. Nga Besa thonë se deri tani nuk kanë ndonjë informacion të tillë zyrtar se Prokuroria Publike ka nisur hetim.
“Deri tek ne nuk ka arritur asnjë informacion, as dikush nuk na ka informuar, as nuk kanë kërkuar informacione nga ne në lidhje me këtë punë dhe për këtë arsye duhet të përgjigjen ato që i shpërndajnë këto informacione”, thonë nga Lëvizja Besa për Fokus.

Fokus gjithashtu njofton se nga Lëvizja Besa kanë deklaruar se janë të pastër në aspektin e financimit, mirëpo dyshojnë se institucionet e montuara nga OBRM-PDUKM dhe BDI mund të montojnë argumente të rrejshme në lidhje me financimin e kësaj partie.