Besa takim me Lsdm

Nuk është paraparë që të ketë takim mes Zoran Zevit dhe Bilall Kasamit, por sipas Makfax do të takohet grupet e punës nga dy partitë.

“Gjatë ditës grupet e punës së LSDM-së dhe Besës do të bisedojnë rreth pajtimeve të programit qeveritar. Pas takimit opinioni do të informohet për rjedhën e bisedimeve”, njoftuan nga Lëvizja Besa.
Siç mësohet jozyrtarisht në këto takime mes BESËS dhe LSDM-së flitet për ndarjen e kulaçit qeveritarë e jo për ridefinim të shtetit që vazhdimit Lëvizja BESA e ka kërkuar si kusht për të marrë pjesë në qeveri.

LSDM-ja e Zaevit insiston që Lëvizja BESA të jetë pjesë e Qeverisë për një qeveri më stabile, e cila nuk do të përballej me probleme.

Gjatë ditës së sotme ështëaparaparë takim i njëjtë edhe me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët.