Besart Ibraimi është futbollisti më i mirë i vitit në Maqedoni

“Më të mirët e futbollit të Maqedonisë”:

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë ka ndarë çmimet “Më të mirët e futbollit të Maqedonisë” për vitin 2016.

I gjithë manifestimi kaloi në shenjë të futbollistëve të rinj dhe heronjtë e Bllagoja Milevskit të cilët arritën që për herë të parë në historinë e futbollit të Maqedonisë kualifikimin në Kampionatin Evropian në Poloni në vitin 2017.

FFM për herë të parë këtë vit ndau çmimin special për të gjithë futbollistët e reprezentacionit të Maqedonisë deri në moshën 21 vjeçare dhe Bllagoja Milevski u shpall trajneri më i mirë.

Besart Ibraimi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Maqedoni, ndërsa Ilija Nestorovski ka marrë titullin futbollisti më i mirë që luan jashtë vendit.

Futbollisti më i mirë i Maqedonisë, Besart Ibraimi, përveç çmimit futbollisti më i mirë, ai e fitoi edhe çmimin tjetër golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Çmime të tjera

Futbollist më i mirë i ri u shpall Elif Elmaz nga Rabotniçki.

Futbolliste më e mirë u shpall Teodora Dimovska.

Golashënuese më e mirë e kampionatit futbollistik të femrave u shpall Afrodita Salihi.

Në kategoritë e reja epitetin e klubit më të mirë e kishte Vardari i Shkupit.

Trajner më i mirë u shpall Jugosllav Trençovski.

Ekipi më “fair play” u shpall Horizont Turnova.

Arbitër më i mirë u shpall Dimitar Meçkarovski.

Futbollist më i mirë në futsall u shpall Igor Leovski.

Trajner më i mirë në futboll në sallë  u shpall Ivan Bozhoviq.

Punëtor më i mirë sportiv u shpall Sergej Samsonenko i Vardarit.

Golashënues më i mirë në kategoritë e reja u shpall Aleksandar Mishov.

Trajner më i mirë i futbollit të femrave Ilija Mandarov.

Mirënjohje për vepër jetësore mori Lubisav Ivanov Xingo.