Bexheti anëtarëve të PDSH-së Bashkohuni LR PDSH, flitet edhe për të ardhmen tuaj politike

Flakron Bexheti anëtar i kryesisë qëndrore në Lr-Pdsh i bënë thirrje të hapur anëtarëve të Pdsh-së duke i ftuar të bëhen pjesë e Lr-Pdsh.

Ja reagimi i plotë i Flakron Bexhetit:

 

Anketa e fundit e agjensisë:

Hulumtim i Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se Mirë për rejtingjet partiake)

Tregon rritje për 70 % të LR PDSH-së nga anketa paraprake e të njejtit institut, pra prej në 4 % tanimë LR PDSH me avanson me 9.1, përqindje e afert me Lëvizjen BESA dhe BDI , ndërsa me një dallim të madh distance me PDSH e cila ka vetëm 2.6 %.

Këto rezulltate sidomos për disa antarë të PDSH duhet të vlejnë si tregues që mos të hezitojnë aspak ti bashkangjiten LR PDSH dhe janë të mireseardhur dhe të mirëpritur. I duhen forcës sonë politike, dhe procesit politik qe e udhëheq LR PDSH.

Ju mirëpresim, bëhet fjalë edhe për të ardhmen tuaj politike!”