Beyonce mama për herë të dytë?

hashethemet e kohëve të fundit na bëjnë të ditur se mbretëresha e pop-it Beyonce, është duke pritu një fëmijë të dytë. Persa i përket lajmit që Beyonce do të bëhet “mama” për të dytën herë, edhe miqtë e saj dyshojnë se ka diçka të vërtetë nga kjo vorbull. Nuk është hera e parë që dyshohet për një shtatzëni të dytë për mbretëreshën e pop-it Beyonce, por besohet që këtë herë të jetë e vërtetë.

Lajmin e ka bërë publik HollywoodLife, që sipas burimeve të afërta këngëtarja do të bëhet nënë për herë të dytë, por këtë gjë do që ta mbajë të fshehtë.

Të gjithë në rrethin e  brendshëm të Beyonce janë të qetë, kur bëhet fjalë për thashethemet e shtaztëzanisë dhe kjo gjë është  e pazakontë pasi po të mos ishte e vërtetë ata do ta mohonin menjëherë. Një burim nga  HollywoodLife na bënë të ditur se kur ka pasur një histori të rremw të shtatëzanisë ata menjëherë kanë qeshur, ndërsa kësaj radhe ka një heshtje të dukshme në këtë temë, dhe kjo gjë na bën të mëndojmë se është e vërtëtë”.

Kohëve të fundit Beyonce, është duke u shfaqur me veshje të gjëra, gjë që nuk është e zakonshme për të, pra kjo është njëra nga arsyet që ka shfaqur dyshim mbi shtatzëninë e këngëtares.

Gjithashtu një dyshim tjetër ishte në një video e postuar para disa ditësh ku Beyonce dukej me pak barkë të fryrë, video e cila u fshi menjëherë, por nuk është se nuk u kishte rënë në sy fansave të saj.

Kjo ishte një nga provat të cilat mund të tregonin saktë se 35 vjeçarja po bëhet nënë për të dytën herë.