Bie nga kati i 12-të, humb jetën 4 vjeçarja

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, një fëmijë 4 vjeç, ka rënë nga kati i 12 –të i një ndërtese, ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Rreth orës 09:45, në lagjen “29 Nëntori”, një fëmijë i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme. Fëmija është i seksit femër, rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V.J.

Dyshohet se ka rënë nga kati i 12-të i një pallati pranë vendit të quajtur “Ish firma Gjallica” (përballë shkollës së mesme “Ali Demi”). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.