Bie nga lartësia prej 20 metrash, shpëton 25 vjeçari

Një burrë ka arritur të mbijetojë edhe pas rënies poshtë, prej një lartësie 20 metrash në Australi.

Lajmin e konfirmuan autoritetet australiane, teksa thanë se burri 25 vjeçar ishte në pronën e prindërve të tij në Sydney kur ai gjeti vetën në zona shkurresh të dendura në mbrëmjen e vonë të së dielës, njofton Klan Kosova.

Raportohet se policia realizoi një operacion të kompleksuar shpëtimi pasi pothuajse pesë orë u mori kohë derisa hasën në personin të cilin e kërkonin.

Mësohet se 25 vjeçari pësoi disa lëndime në gjokës por me trajtime mjekësore gjendja e tij tashmë është qëndrueshme.