Bie nga shkallët duke folur në celular dhe vdes, 46-vjeçari shqiptar në Firence

Një shqiptar 46 vjeç është gjetur i pajetë të premten (4 gusht) rreth orës 19.30 në një apartament në rrugën Morgagni të Firences. Karabinierët që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes janë të mendimit se 46-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga shkallët shumë të pjerrëta që ndodhen në brendësi të apartamentit teksa ngjitej në katin e sipër. Burri duhet të ketë qenë duke folur në celular kur do të ketë rrëshqitur e kur është rrëzuar ka përplasur kokën, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.

Ndoshta diçka më shumë mund të thotë autopsia të cilës do t’i nënshtrohet trupi i tij,shkruan shqiptariitalise. Tani për tani, karabinierët nuk japin asnjë të dhënë të vlefshme për identifikimin e tij veç moshës dhe adresës ku u gjet e ku duhet të banonte.