Bie një ortek në rrugën që çon për në Rugovë (Foto)

Një ortek ka rënë sot në kilometrin e pestë të rrugës Pejë-Rugovë, duke e bllokuar atë.

Në kilometrin e pestë të Rrugës Pejë-Rugovë, saktësisht mbi tunelin e dytë të kësaj rruge, sot ka rënë një ortek që për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima e as të lënduar.

Megjithatë orteku ka shkaktuar bllokim të rrugës që çon drejt destinacionit turistik të Kosovës dhe kolona të gjata makinash.

Një kompani e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës ka hapur rrugën, pasi Komuna e Pejës ende nuk ka ndonjë operator të kontraktuar për mirëmbajtje rrugësh, raporton Kallxo.

Në to shihen përpjekjet e punëtorëve të kompanisë për largimin e borës dhe mundësimin e vazhdimit të qarkullimit.

Sipas dërguesit të fotografive, rruga është zhbllokuar vetëm pas dy orësh.