Big Mama reagon: Nuk kisha kancer, jam shëndosh si molla

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Big Mama ka disa ditë që ka qëndruar në Turqi për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Për të u flit se ka kancer apo se ka humbur zërin.

Por Bigu të gjitha këto thashetheme po i demanton,transmeton gazeta Express.

Ajo thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në atë që është folur për të.

Bigu në rrjetin e saj social Instagram ka postuar një video ku edhe i ka lënë këtë mbishkrim:

“Miq,Fillimisht ju falenderoj shumë të gjithëve që jeni interesuar dhe shkruar për mua e gjendjen time, kam lexuar shkrime të ndryshme e kam dëgjuar muhabete rreth shëndetit tim por nuk kam mundur që të ju përgjigjem të gjithëve, andaj vendosa që përmes këtij mesazhi të ju them të gjithëve miqëve dhe dashamirëve por edhe atyre që shpifin e shpikin, unë jam shumë mirë me shëndet, e vërtetë që kam realizuar një operacion në Turqi për një jetë më të shëndetshme mirëpo nuk kam pasur as kancer e as nuk e kam humbur vokalin e nuk jam në gjendje kritike, por jam shëndosh si molla. Ndërkohë që ju lus të prisni deri të dielën për të gjitha detajet rreth operacionit tek emisioni im “Mama’s trip” ne ora 15.00 tv21 aty i keni te gjitha te vertetat . Mpuq”, ka shkruar Big Mama./Gazeta Express/