Big Mama ‘sheh vdekjen me sy’

Këngëtarja Big Mama, disa javë më parë ka pësuar një episod aspak të këndshëm, që është zbuluar së fundmi. Gjatë një udhëtimi me aeroplan, fluturimi shoqërohej me turbulenca të forta që kanë rezultuar tejet shqetësuese për pasagjerët.

Raportohet se Big Mama ka kaluar një gjendje paniku teksa për minuta të tërë nuk ka qenë në gjendjen të mirë për shkak të pulsit në rënie.

Prive ka arritur të mësojë se në aeroplan është shkaktuar panik serioz edhe nga gjendja e këngëtares, e cila pas disa minutash është përmirësuar falë edhe kujdesit nga pasagjerët e tjerë dhe stafit të ekuipazhit.