Bilall Kasami: As Gruevski nuk mund ta ndalë Ridifinimin

 

Bilall Kasami: As Gruevski nuk mund ta ndalë Ridifinimin

Kualicioni “Rilindje me Besë’’, sonte ishte prezent në Llabunishtë të Strugës, ku para banorëve të kësaj ane, ata shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Në këtë tubim ishte prezent edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Dr. Bilall Kasami. Gjatë fjalimit të tij sonte në Llabunishtë të Strugës, mes tjerash kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha: “E di se nuk jemi politikanët e parë qe vijmë mes jush për të shpalosur programe politike, që premtojmë… por të jeni të sigurt se jemi të parët që do të bëjmë atë qe do kërkoni ju nga ne, atë qe është nevojë dhe e domosdoshme. Nga ne nuk do të dëgjoni arsyetime sepse me fjalë boshe jeni ngopur. Jemi ngopur edhe ne që dikur besonim se ka njerëz të aftë që do ta zgjidhnin çështjen e shqiptarëve, që do ti mbrojnë interesat tona- por në fakt ndodhi e kundërta, shitën çdo interes në emër të përfitimeve personale. Dhe tani këta politikanë që na përfaqësuan deri tani janë në gjendje të shesin çdo gjë për ta shpëtuar lëkurën e tyre.” Ndër të tjerat kryetari Bilall Kasami shtoi: “Të nderuar pjesëmarrës, te dashur vëllezër e motra, sonte ndodhem para jush që t’ju them se ndodhemi para një kthese të madhe ku o do ti themi mjaft përbuzjes, ose me abstenimin tonë do ti lejojmë që ata edhe me tutje të tallen me fatin tonë, me fatin e fëmijëve tanë. Të gjithë ata që brengosen për të ardhmen e fëmijëve të tyre duhet që o sot o kurrë te dalin dhe të votojnë. Për BDI-ne, për Ali Ahmetin këto zgjedhje kanë vetëm një qellim: të shpëtojnë hajdutët e kësaj partie, e jo për të mirën e shqiptarëve. Për ne këto zgjedhje kanë krejt një kuptim tjetër : që te na legjitimojnë si popull, që din ti thonë mjaft të keqes, që dinë ta marrin në duar fatin e vet dhe që dinë ti dalin Zot vetvetes. Për ne këto zgjedhje janë zgjedhje për Ridefinimin e shtetit ku as Gruevski nuk mund ta ndalë këtë proces”, përfundoi Bilall Kasami.
Në këtë tubim madhështor fjalë rasti kishin edhe dr. Arben Labënishti (bartësi i listës në njësinë e 5 zgjedhore) i cili dekaroi: “Më 11 dhjetor do e keni mundësinë dhe shancën e fundit për ti dënuar ata që shkelen çdo gjë shqiptare, ju ftoj që më 11 dhjetor ta dënoni BDI-në duke mos e votuar atë. Mos harroni se në ditën e zgjedhjeve e keni vetëm një opsion për të rrethuar – numrin 10 të’ ’Rilindjes me Besë’’. Ndërsa për fund fjalë rasti pati edhe z. Agim Bekirovski ( kandidat për deputet nga njësia zgjedhore 5), ku deklaroi: “Ky koalicion i mirëfilltë pa dyshim se është formuar për të qenë krenaria dhe ardhmëria e kombit tonë. Ne jemi ata të cilët do e rikthejmë dinjitetin dhe krenarinë popullit tonë të nëpërkëmbur ndër vite. Dallimi mes nesh dhe atyre është se tek ne mbisundojnë vlerat.”