Bilall Kasami: Me Lëvizjen BESA përgjithmonë do mposhtet antishqiptaria e Gruesvkit

Rilindja me BESË mirëpritet nga banorët e Hasanbegut dhe Haraçinës

Bilall Kasami: Me Lëvizjen BESA përgjithmonë do mposhtet antishqiptaria e Gruesvkit

Rilindje me BESË sonte ishte prezent në Hasanbeg dhe Haraçinë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Me rritjen e numrit të Besatarëve rritet edhe nervoza te BDI’ja dhe të VMRO-DPMNE’ja. BDI’në e nervozon realiteti se do i humb zgjedhjet, ndërkaq VMRO-DPMNE’në e trishton e vërteta se pas këtyre zgjedhjeve do mbetet pa degën e vetë shqiptare, pa shërbëtorët dhe vasalët e vetë shqiptarë, pa BDI’në. Pra me rritjen e numrit të Besatarëve egërsohen BDI’ja dhe VMRO-DPMNE’ja, sepse ato e dinë se me fitoren e Lëvizjes BESA, përgjithmonë do mposhtet antishqiptaria e Gruesvkit, por të cilën ia mbulonte Ali Ahmeti, duke ia legjitimuar edhe aksionet policore dhe projektet antishqiptare…