Bilall Kasami me qëndrime konfuze ne emisionin 200

Intervista e z. Bilall Kasamit dhënë emisionit 200 me gazetarin Nazmi Rashiti në TV. Alsat, ishte e ngutëshme, kontradiktore dhe që është shumë tragjike ishte kundra verdiktit edhe të votuesve të Lëvizjes Besa edhe kundra verdiktit të votuesve shqiptar të cilët njëherit e dhënë mesazhin e fortë për ti thënë stop strukturave kriminogjene dhe antishqiptare të Gruevskit dhe kampit të tij politik. Z. Kasami veç tjerash ishte konfuz gjatë spjegimit të pozicionimit të Besës në konstelacionin e ardhëshëm qeveritar ku nuk e përjashton pjesëmarjen e partisë së tij në një tabor me antishqiptarin e përbetuar, Nikolla Gruevskin. Është detyrë e antarsisë së Lëvizjes Besa të kërkoj urgjentish përgjegjësi nga z. Kasami për qëndrimet e tij konfuze në pozicionimin eventual qeveritar të Lëvizjes Besa, pozicionim ky që do ta rrënonte fitoren e Besës në këto zgjedhje. Deklaroj Ilir Luma për Portalin Ant Press.