Bilall Kasami në Strugë: Do ti fitojmë bindshëm zgjedhjet lokale

Në Degën e Levizjes BESA dje në Strugë ka zhvilluar takimin e radhës ku u konsolidua dhe u shqyrtuan aktivitetet e rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Të pranishëm ishin zv. Kryetari Arben Labënishti i cili i pari mori fjalën dhe falënderoj aktivistët për kontributin e palodhshëm dhe potencoi se Dega e Strugës së shpejti edhe do të strukturohet me nëndegët dhe hirearkiat e dëgës në Strugë.

Kryetari Lëvizjes BESA z. Billall Kasami gjithashtu falënderoj antarët dhe aktivistët. Gjithashtu potencoi se tani Lëvizja Besa është subjekt me grup parlamentar dhe në të ardhmen do jetë subjekt i cili do i mbroj dinjësisht interesat e shqiptarëve.

Billall Kasami nga Struga potencoi se ne “Betejën e kemi fituar, por jo edhe luftën , pra tani duhet struganët të rimbledhin forcat dhe në zgjedhjet komunale do e fitojmë bindshëm dhe se L. BESA do jetë forca e vetme që do i mbroi interesat shqiptare.”

Billalli ne vazhdim tha se nuk jemi larg partisë me 15 vite pushtet dhe ky duhet të jetë motivi i aktiviteteve të rradhês të cilat do lëshojnë në histori partit të kriminalizuara dhe të lidhura me nëntokën. Dhe si përfund prremtoi se do vizitojë Strugën përsëri dhe takimet me strugan do jenë më të shpeshta. (Struga Eksp