Bilall Kasami: Ridefinimi do të fillojë me largimin e përmendoreve të Gruevskit nga Shkupi

Koalicioni “Rilindje me Besë’’, sonte ishte prezent në Tearcë të Tetovës, ku para banorëve të kësaj ane ata shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Në këtë tubim ishte prezent edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Dr. Bilall Kasami. Gjatë fjalimit të tij sonte në Tearcë, mes tjerash kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha: “Në këto zgjedhje populli do të ketë mundësinë që o sot, o kurrë, t’ju thotë mjaft më politikanëve që defilojnë në skenën politike tash e 20 vite. Atyre funksionarëve dhe udhëheqësve të lartë të BDI – së për të cilët këto zgjedhje kanë kuptimin nëse do ta shpëtojnë vetveten apo jo nga ndëshkimi për krimet e bëra”. Ndër të tjerat kryetari Bilall Kasami shtoi: “Të dashur miq, ne e dimë se e nesërmja është e paparashikueshme. Por, megjithatë, ka diçka që ne mund t’ua themi që sot. Edhe atë jo si premtim por si betim, si besëdhënie: e ajo është se mbi këto botë ka të këqija që vijnë nga shumë anë, ku bëjnë pjesë edhe ato që i çon Zoti dhe nga të cilat askush nuk mund të na mbrojë. Por ju premtoj se ka një të keqe nga e cila Lëvizja BESA do ju mbrojë deri sa të jetë gjallë besatari i fundit: e ajo është e keqja që vjen nga padrejtësitë që ua bënë ky shtet i keq i cili deri tani shkeli mbi shqiptarët vetëm pse nuk kishin përfaqësues të denjë, vetëm pse nuk kishin kush t’ju del zot. Sot, o kurrë ka ardhur momenti që me ndihmën e Zotit, me përkrahjen tuaj dhe në emër të shqiptarisë ta ndalim këtë zullum. Me 11 dhjetor do të nis Ridefinimi i këtij shteti. Dhe ai do të fillojë me largimin e përmendoreve të Gruevskit nga Shkupi… e BDI – së do të ja ndërtojmë përmendoren e turpit.”, përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA, Dr. Bilall Kasami.  Në këtë tubim madhështor fjalë rasti kishin edhe Skender Rexhepi – Zejd i cili mes tjerash tha se pas 11 dhjetorit BDI do të jetë pjese e historisë dhe fitorja e koalicionit Rilindje me BESË është e sigurte. Të pranishmëve ju drejtua edhe Binas Pajaziti nga RDK-ja ku theksoi: “Pas konventës madhështore që mbajtëm në sallën ‘’Boris Trajkovski’’ në Shkup me 22 nëntor, shumëkush po na pyet se si mund të jemi pjesë e koalicionit ‘’Rilindje me Besë’’, por unë ju them: Ne jemi i vetmi opsion i mundshëm që e rrezikoni dhe do e fundos BDI-në më 11 dhjetor.”  Amir Elezi (kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 6) tha: “Platforma e koalicionit Rilindje me BESË parasheh qindra pika  të rëndësishme për sistemin shëndetësor nga njerëz të realizuar dhe profesionist të cilët e kanë  hallin se si ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë për gjithë banoret e kësaj ane. Unë së bashku me kryetarin  e Lëvizjes BESA si bartës i njësisë së kësaj zone dhe me shokët tonë z. Fadil Zendeli, znj. Teuta, dhe të tjerët do ta japim maksimumin tonë që të zhvillohet dhe ndërtohet si një komunë më standarde të larta dhe me stil Evropian”, përfundoi Elezi.

Fjlë rasti pati edhe shefi i shtabit komunal për Tearcën z. Amet Ziberi icili me bindje të thellë e tha se në Tearcë nuk ka forcë tjetër politike pos koalicionit Rilindje me BESË.

6