Bilanci – Deri tani 900 të vdekur në Haitin 90% të shkatërruar

Bilanci i viktimave që uragani Matthew ka shkaktuar në Haiti ka arritur në mbi 900, ndërsa pritet të rritet edhe më shumë.

Zyrtarët thonë se 90% e zonës është shkatërruar ndërsa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të duhen ditë para se të kuptohet dëmi i plotë.

Skuadrat e shpëtimit përpiqen të fitojnë akses në pjesët jugore të vendit, të cilat kanë mbetur pa energji. Shumë nga viktimat ishin të vendosur në bregdetin jug-perëndimor që ishte zona më e prekur nga uragani, që tashmë i është afruar vijës bregdetare të Floridas.

Numri përfundimtar i viktimave do të kërkojë kohë që të qartësohet, për shkak të intensitetit të dëmit në zonat e largëta, të cilat janë të përmbytura. Të paktën një qytet i madh në jug, Jeremie, është shkatërruar 80%, teksa pamjet ajrore tregojnë pasjoat katastrofike të këtij uragani. Tre qytete të tjera në jug, po raportojnë dhjetëra viktima e persona të humbur.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë së Haitit kanë përllogaritur se rreth 350.000 persona kanë nevojë për ndihma, ndërkohë që komunikimi me zonat më të prekura, është vështirësuar për shkak të rrëzimit të linjave energjisë.

Kryqi i Kuq ka lëshuar një apel emergjence për 6.9 milionë dollarë për t’i ardhur në ndihmë 50.000 personave, teksa Haiti, njëri nga vendet më të varfëra të botës, nuk është rikuperuar tërësisht nga tërmeti që vrau mijëra njerëz në 2010 dhe epidemia e kolerës që pasoi.

Uragani tashmë i është drejtuar bregdetit jug-lindor amerikan, ndërkohë që presidenti Obama paralajmëroi se uragani është ende i rrezikshëm dhe kërcënon të shkaktojë përmbytje stuhi.

Në shtete të ndryshme është shpallur gjendja e emergjencës dhe të paktën 3 milionë banorëve i është kërkuar të evakuohen. Më shumë se gjysmë milioni shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Florida.

epa05575229 A handout picture provided on 07 October 2016 by MINUSTAH showing the city of Jeremie ,Haiti, on 06 October 2016, in the west of the country, that with Les Cayes, suffered the greatest destruction as a result of Category 4 hurricane Matthew. The death toll in Haiti by Hurricane Matthew increase to 820, according to the Haitian government.  EPA/Logan Abassi / MINUSTAH HANDOUT  HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Foto: EPA/ Logan Abassi / MINUSTAH HANDOUT

epa05575227 A handout picture provided on 07 October 2016 by MINUSTAH showing the destruction in the city of Jeremie (Haiti) on 06 October 2016, in the west of the country, that with Les Cayes, suffered the greatest destruction as a result of Category 4 hurricane Matthew. The death toll in Haiti due to Hurricane Matthew increases to 820, according to the Haitian government.  EPA/Logan Abassi / MINUSTAH HANDOUT  HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Foto: EPA/ Logan Abassi / MINUSTAH HANDOUT

epa05575650 A group of people observes the damage left at a school after the passing of Hurricane Matthew, in Port Salute, Haiti, 07 October 2016. Matthew made landfall in Haiti on 04 October, leaving more than 840 people dead with tens of thousands of homes in ruins, according to preliminary reports.  EPA/BAHARE KHODABANDE