Biletat për finalen Juventus-Real shiten deri 1.500 euro

Futbollistët e Juventusit dhe Real Madridit luajnë sonte nga ora 20.45 në Cardiff në finalen e Ligës së Kampionëve.

Tifozët para stadiumit “Milenium” po tentojnë të blejnë bileta dhe disa shitës i ofrojnë ato me çmim deri në 1.500 euro.

Policia u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të kujdesshëm , pasi ekziston mundësia që disa nga biletat të jenë të falsifikuara

Në Cardiff jetojnë 350.000 njerëz dhe ky është njëri nga qytetet më të vogla që është nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve.