Biletë treni falas për të udhëtuar në gjithë Evropën, nisma më e re e BE

Biletë treni falas, për të njohur më mirë Europën! Kjo është nisma më e re e Parlamentit Europian, sipas së cilës, çdo i ri që mbush 18 vjeç do të sigurojë një biletë ndërrajonale “Interrail”, për të udhëtuar me tren në Europë.

Europarlamentarët i kërkojnë Komisionit që përmes një vendimi të vërë në jetë këtë ide. Fondet do të vijnë nga BE-ja dhe llogaritjet flasin për një miliard euro shpenzime. Synimi është që të rinjve europianë t’u jepet mundësia të njihen me njëri-tjetrin, si dhe të njohin Europën, për të zhvilluar një marrëdhënie më të mirë me BE-në.

Sipas “Deutsche Welle”-s, që ka intervistuar të rinj nga vende të ndryshme të BE-së, nisma është e mirëpritur. Shumë prej tyre e shohin këtë si një mundësi mjaft konkrete mes gjërave abstrakte që bën BE-ja.

“‘Interrail’ është prekje me dorë e Europës”, mendon i riu gjerman, Maximilian Lüderwaldt, sipas të cilit projekti do të forcojë idenë e Europës.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që të kalosh kufijtë pa asnjë pengesë, që gati askund nuk duhet të ndërrosh valutën”, pohon ai për “DW”.

Ka pasur zëra kritikë se biletat falas “Interrail” do të përdoren më shumë nga të rinjtë e pasur europianoveriorë, pasi të tjerët nuk i paguajnë dot shpenzimet e nevojshme për udhëtimet. E megjithatë, askush nuk e mohon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që duan ta përjetojnë vërtet