Billboard shpall Adele “Artisten e Vitit 2016”

Adele dhe sukseset, ecin në të njëjtën linjë. 2016 ka qënë apsolutisht një vit shumë i mbushur për Adele, si në jetën private dhe në atë artistike. Këngëtarja së fundi është cilësuar si “Artistja e Vitit 2016”, dhënë nga Billboard. Ky titull i është dhënë këngëtares pasi në vitin, të cilin po lëmë pas, Adele publikoi albumin e saj të fundit “25”, i cili arriti të shiste plot 9 milion kopje. Kënga e saj “Hello” qëndroi për më shumë se 10 javë në krye të Billboard Hot 100. Kjo është hera e tretë, që Adele është nderuar me këtë titull, më parë ajo e ka rrëmbyer këtë status në vitet 2011 dhe 2012, për suksesin e saj me albumin “21”.