Bisedimet për Qeverinë e re, fillon takimi Sela-Zaev

Mandatari për formimin e Qeverisë se re dhe njëkohësisht kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka arritur në selinë e LR-PDSh-së për tu ta kuar me kreun e kësaj partie Ziadin Sela.

Para së të hyjë në takem Zaev deklaroi për mediat se bisedohet për parimet e qeverisjes dhe se ai shpreson që sa më shpjet të formohet Qeveria e re.

Vetëm pak çaste më parë në paraqitjen e parë para mediave pas ndodhive në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, Sela deklaroi se pa marr parasysh nëse do kenë apo jo poste ato do e përkrahin qeverinë e re.

Zaev pasi mori mandatin filloi takimet me partitë politike shqiptare megjithatë nuk ka kurrfarë detajesh për ecurinë e bisedimeve me BDI-në dhe Besën.