Bitcoin i rikthehet rekordeve, vlerësohet me 3,200 dollar

Analistët dhe investitorët ja atribojnë këtë rritje shpresës së dhënë nga përditësimi i softuerit të teknologjisë blockchain që fshihet pas bitcoin.Bitcoin u rrit me 10% mbrëmjen e kaluar duke hyrë në një territor të pa shkelur më parë, atë të 3,000 dollarëve.Monedha virtuale më popullore në planet arriti në 3,242 dollar mëngjesin e së Shtunes sipas Coinbase ndërsa në këto momente vlerësohet me 3,203 dollar duke dërguar vlerën e tregut në 52 miliard dollar.

Vlera e Bitcoin është pothuajse trefishuar që nga fillimi i vitit. Rekordi i dytë më i lartë ishte arritur në Qershor në 3,025 dollar.Analistët dhe investitorët ja atribojnë këtë rritje shpresës së dhënë nga përditësimi i softuerit të teknologjisë blockchain që fshihet pas bitcoin.Edhe rivali më i afërt Ethereum pati rritje me 7% në 238 dollar.Ditën e Marte Bitcoin u nda në bitcoin dhe bitcoin cash (http://bit.ly/2vt47go) kur një numër i vogël zhvilluesisht dhe minerash shkuan për një propozim alternativ. Investitorët që kishin bitcoin përfituan të njëjtën sasi bitcoin cash falas.Gjatë javës bitcoin cash ra me në 212 dollar të Premten nga 727 dollar (http://bit.ly/2wsFZXn) që ishte ditën e Marte.