Bizneset shqiptare reklamojnë tek mediat maqedonase, injorohen ato shqiptare

Në Maqedoni po vazhdon praktika e disa bizneseve shqiptare që preferojnë të reklamohen tek mediatmaqedonase. Kjo dukuri është evidente dhe se shumë biznesmenë preferojnë që të reklamohen tek mediatmaqedonase, edhe pse ata nuk kanë përfaqësitë e posaçme të ndonjë biznesi me renome apo brend ndërkombëtarë.

Por këtë e bëjnë për qëllimet e tyre, duke qenë të lidhur edhe me struktura politike.

Edhe në bisedat e përgjuara dyshohet për biznesmenë shqiptarë që derdhin para tek disa media, por duke kërkuar që të mos publikohet reklama e tyre. Ata në një formë siç mëson INA paraqiten si sponsorizues të aktiviteteve të partive kryesore maqedonase VMRO-DPMNE, por në disa raste edhe LSDM.

Por së fundi nga hulumtimet e INA janë disa biznese që kanë reklamat e tyre tek disa media maqedonase, ndërsa për qëllimet e tyre hezitojnë të reklamojnë tek mediat shqiptare.

Një afarist shqiptar që reklamon në shumë raste në mediat shqiptare thekson për INA se kjo dukuri nuk është çështje tregu, se gjoja për të përfitu më shumë treg apo qëllime të tjera biznesore, por është mungesë e vetëdijes së ulët dhe prapavijë gjoja për të krijuar lidhje me biznese dhe qarqe politike maqedonase.

“Ne e dijmë se pak kompani shqiptare janë të njohura apo kanë brende ndërkombëtare të pranishme në Maqedoni. Kur reklamon në një media maqedonase, duhesh të reklamosh edhe tek ato shqiptare. Reklamimi tek mediatshqiptare, duke u shtrirë më shumë nënkupton edhe mision për të përkrahur fjalën e lirë tek shqiptarët”, thekson për INA, biznesmeni shqiptar.

Por nga ana tjetër, as 10 për qind e bizneseve shqiptare nuk reklamohen në media shqiptare, përfshirë edhe kompani shumë të mirënjohura. Një pjesë e tyre së fundi ishin edhe për vizitë në Shqipëri, ku u reklamuan nëpër takimet e veçanta, duke mos pasur asnjë rezultat.

Me vite të tëra këto biznese as që kanë bërë ndonjë reklamim. Nga agjencitë e marketingut theksojnë se janë të njohur me mosinteresimin apo mungesën e vetëdijes së bizneseve shqiptare për tu reklamuar.