Bleona Qerreti në zi: humbet njeriun e shtrenjtë të familjes

Bleona Qerreti është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare e cila pas një karriere të suksesshme në vendin tonë dhe hitesh që mbahen mend ende edhe sot, u largua në SHBA vite më parë, fillimisht për të qëndruar pranë ish-partnerit Gani Bardha, e më pas për të vazhduar karrierën ndërkombëtare.Ajo ka publikuar disa këngë në anglisht, klipe dhe ka marrë pjesë ne evente të huaja ku ka takuar personalitete të njohura botëror. Aktive nëë rrjetet sociale, këngëtarja ndiqet nga qindra mijëra fansa. Ajo ka ndarë ditën e sotme me ta një lajm të trishtë për familjen e saj.Xhaxhai i këngëtares ka ndërruar jetë duke lënë një brengë të madhe në familjen Qerreti. “U prefsh në paqe Axha Dat! Love you. Ngushellimet e mia me te perzemerta gjithe familjes Qereti. Xhaxhai im i preferuar,” – shkruan nën foton bardhezi këngëtarja.