Blerim Bexheti kandidat i BDI-së në Saraj

Ish-ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti, do të jetë kandidat i BDI-në në Saraj, për zgjedhjet lokale.

Një vendim i tillë u morë sonte nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pas konsultimeve që realizoi me Kryetarët e Këshillave Vendorë të Sarajit në selinë e BDI-së në Tetovë, ku propozimi që Blerim Bexheti, të jetë kandidatë i BDI-së në Saraj është mbështetur unanimisht, njofton top-news.mk.

Në sondazhet interne që janë realizuar nga BDI, propozimi që Blerim Bexheti të jetë kandidatë i BDI-së në Sarajë, ka marë mbështetje të madhe edhe tek qytetarët e Sarajit, por edhe në sondazhet që janë realizuar nga partitë opozitare Blerim Bexheti, ka qenë favorit.

Kohë më parë, Blerim Bexheti, ka marë mbështetjen e 23 Këshillave Vendorë, në Degën e Sarajit.