Blero nga xhamia në poker! (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi para shumë kohë doli në mediet kosovare si një njeri besimtar, pasi u pa duke u fal namaz në një nga xhamitë e Prishtinës.

Madje, ai në disa intervista, theksoi se i beson shumë Zotit dhe mundohet që të jetojë sipas ligjeve të Tij.

Por duket që këngëtari i ka ‘harruar’ këto fjalë, pasi mbrëmë ka bërë diçka që bie në kundërshtim të plotë me fenë Islame!

Ai në Instastory ka hedhur një foto ku shihet duke luajtur poker me disa miq të tij.

Ndonëse ishte thjesht për argëtim, loja e pokerit dhe lojërat e tjera të ngjashme nuk janë të lejuara nga feja islame!

screenshot_1

18309118_2292340067658148_159197960_n