Blic: Në Bruksel bisedohet për Asociacionin, energjetikën dhe drejtësinë

Dialogu do të zhvillohet përsëri në nivelin më të lartë ku përfshihen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i Serbisë, Tomislav Nikoliq, si dhe kryeministrat Mustafa dhe Vuçiq.

Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi, sipas burimeve të Bilc-it, udhëtojnë në Bruksel në nivelin më të lartë ku do të fillojnë një raund të ri i dialogut, në të cilin do të diskutohen të arriturat e deritanishme, por edhe për t’u marrë me çështjet konkrete të tilla si krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS), drejtësia dhe energjetika.

Mbledhja e përbashkët pritet që të fillojë në orën 19, me vërejtjen se nuk ka ndonjë kornizë të specifikuar për temat, kanë thënë burimet diplomatike për Blic, përcjellë Gazeta Express.

Do të bisedohet në përgjithësi për dialogun, çka është dakorduar dhe çka është realizuar. “Fjala është para së gjithsh për BKS, që është edhe pjesa më e madhe e marrëveshjes së Brukeslit dhe ku të dy palët janë obliguar, ndërsa do të flitet edhe për drejtësinë, energjetikën”, ka thënë burimi.

Nga rezultatet e këtij takimi varet nëse Serbia mund të hapë kapitujt e tjerë në procesin negociator më BE-në.