Bllokohet kufiri në Morinë

Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi për media ka thënë se për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë e cila do të zhvillohet sot, nga ora 07:00 deri në orën 15:00 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe më gjerë, që nesër me datë 15 tetor 2016 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë prej orës 07:00-15:00. Ky bllokim do të ndodhë për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë së Gjakovës në mënyrë që t’u mundësohet kalim i pa penguar pjesëmarrësve në këtë maratonë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.