BLLOKOHET MACJA MBI SHTYLLËN ELEKTRIKE NË GAZI BABË (FOTO)

Një mace është bllokuar në telat e një prej shtyllave elektrike në lagjen e Gazi Babës. Prej fotografive që arriti t’i siguron gazeta KOHA, mund të vërehet se si maceja qëndron e varur në majë të shtyllës elektrike, e rrethuar nga telat e dendur të rrymës. Banorët e rrugës “393” thonë se rastin e kanë denoncuar në brigadën e zjarrfikësve, megjithatë ata nuk i janë përgjigjur thirrjes.  për shpëtimin e kësaj gjallese. Banorët kanë kontaktuar disa nga qendrat e zjarrfikësve, si ajo e Bit Pazarit dhe brigadën e zjarrfikësve në Autokomandë, por nuk kanë marrë përgjigje. Nga Brigada e zjarrfikësve në Autokomandë të Shkupit, thonë se nuk mund të intervenojnë sepse, siç theksojnë, një pjesë e komandantëve janë në udhëtim zyrtar, ndërsa një pjesë tjetër janë të zënë shkaku i një intervenimi tjetër për shuarjen e një zjarri.