Bllokohet përkohësisht magjistralja Kērçovë-Ohër

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se sot do të ketë ndërprerje të shkurtëra të komunikacionit në magjistralen A2, që lidh Kërçovën me Ohrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërprerja e komunikacionit do të bëhet nga ora 13 e deri në ora 15, me pauza prej 10 deri 15 minutash ndërprerje. Njiherit, LAMM porositë drejtuesit e automjeteve që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën.

Vëmendje të veçantë duhet të kenë ato automjete që lëvizin nëpër gryka malore, për shkak të mundësisë së paraqitjes së rrokullisjes së gurëve.