Bllokohet Tetova nga inspektorët

Inspektorë të Drejtorisë së të Hyrave Publike sot rreth 6 orë rresht kanë kontrolluar lokalet në Tetovë. Merret vesh se kontrollet kanë filluar nga ora 8 në mëngjes dhe kanë zgjatur deri në ora 14.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, merret vesh se në disa vende, inspektorët janë shoqëruar edhe nga policia.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe burime në komunën e Tetovës, prej ku shprehin dyshime se mund të bëhet fjalë për aksion me prapavijë politike.