Blogerja italiane: Zgjidhni Shqipërinë për ta vizituar përpara se të kthehet në një vend me turizëm masiv

Martina Santamaria, autorja e blogut Pimpmytrip.it, ka thënë se Shqipërinë do ta zgjidhte pa u menduar për të kaluar pushimet e kësaj vere.

“ Nëse më kërkojnë një këshillë për vendin që duhet të vizitojnë këtë verë, pa u menduar, do të thoja Shqipërinë. Edhe pse ka qënë një vend i pastabilizuar, tashmë turizmipo zhvillohet dhe është koha për ta vizituar përpara se të kthehet në një vend me turizëm masiv”, ka këshilluar blogerja.

Martina Santamaria, në blogun e saj ka listuar 10 arsyet  që e bëjnë Shqipërinë një vend të mirë për të kaluar pushimet e kësaj vere.

Ja cilat janë:

1. Deti në Shqipëri është i mrekullueshëm

2. Malet gjënden shumë pranë detit

3. Sitet arkeologjike dhe mrekullite e tjera të ruajtura nga UNESCO

4. Kuzhina është e mrekullueshme

5. Eshtë ende e pazbuluar

6. Njerëzit janë të sjellshëm

7. Eshtë ekonomike

8. Eshtë afër

9. I gjen të gjitha brenda një hapësire të vogël

10. Shqiptarët flasin italisht