Blushi: Kosova duhet të fitojë pavarësinë nga Shqipëria

Në  lidhje me debatet e fundit mes Kosovës e Shqipërisë ka reaguar edhe deputeti Ben Blushi. Ai ka theksuar se janë dy pengesat që ka Kosova për të qënë plotësisht e pavarur, pavarësia politike nga Serbia dhe ajo kulturore nga Shqipëria.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Blushi thekson se kjo është Pavarësia e Dytë e Kosovës.

“Kosova është sot plotësisht e pavarur nga Serbia. Por me sa duket nuk i kanë mbaruar problemet. Kur shoh debatet e ditëve të fundit mendoj se ka hyrë në një shteg të panjohur dhe të papritur që pa dyshim do ta zgjidhë pa armë, pa viktima dhe pa gjak, por me art, me muzikë dhe me sport. Kjo është Pavarësia e Dytë e Kosovës ose ndryshe Pavarësia e Kosovës nga Shqipëria.”- shkruan Blushi.