Boksieri i njohur britanik nuk e njeh Mustafin, e ngatërron me truprojë [video]

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi u transferua tek Arsenali për 35 milionë funte nga Valencia, por ai ende nuk njihet në Londër, ashtu siç e tregoi këtë javë boksieri Amir Khan.

Khan ishte ftuar nga Mesut Ozil që të shikonte ndeshjen e Arsenalit kundër Southamptonit, transmeton Koha.net.

Anglezi iu shmang Mustafit pasi mendoi se mbrojtësi shqiptarë është pjesë e sigurimit të dhomave VIP në Emirates Stadium.

Khan pasi e kuptoi se kush ishte Mustafi, e ftoi atë që të bënin foto së bashku.