Boksierja 9 muajshe shtatzënë, por vazhdon të stërvitet


Vicky Sim, një fanatike pas boksit nga Melbourne i Australisë, është nëntë muajshe shtatzënë.
Por pronarja e palestrës është e vendosur që të vazhdojë stërvitjen e boksit deri sa fëmija e saj të lindë.
39 vjeçarja pret fëmijën e saj të parë, i cili është djalë.
Ajo thotë se shprehja “të hash për dy persona” është vetëm një “mit” dhe se deri më tani ka shtuar vetëm 11 kilogram.