Bombë 250 kilogram! Selaniku evakuohet për herë të parë pas Luftës Botërore

Gati 72,000 njerëz do të evakuohen nga shtëpitë e tyre në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanikun, një qytet i banuar tej mase edhe nga shqiptarët.

Evakuimi masiv është planifikuar të dielën në mënyrë që ekspertët  të mund të caktivizojnë dhe të heqin një bombë të Luftës së Dytë Botërore, shkrua “Reuters’.

Bomba 250 kilogramëshe u zbulua 5 metra nën tokë gjatë gërmimeve në një stacion gazi javën e kaluar.

Ekspertët ushtarakë do të përpiqen ta shpërthejnë bombën pa e lëvizur , në një operacion që pritet të zgjat disa orë.

Duke filluar që nga ora 6 e mëngjesit të dielën, autobusët do të marrin banorët që jetojnë brenda rrezes prej 2 kilometrash në vendin ku është gjetur bomba. Evakuimi do të  përfshijë palestrat lokale, stadiumet dhe kafetë dhe do jetë më i madhi në kohë paqeje në vend.