Bombë dore është gjetur në një udhëkryq në Tetovë

Bombë dore është gjetur dje pasdite në Tetovë në udhëkryqin nga rrugët “Vëllezërit Milladinovci” dhe “Murat Bafqari”, pranë “Bazellova Çeshma”.

Siç njoftoi MPB-ja, bombën e ka gjetur D.A (1996) në orën 17:20, e ka mbështjellë në qese celofani dhe e ka dërguar në Stacionin Policorë.

Nga ana e nëpunësve policorë bomba është siguruar edhe në orën 20 i është dorëzuar një eksperti për piroteknikë në DMSH.

SPB – Tetovë ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.