Bombë në shtëpinë e Stojkoviç në Mitrovicë, nuk dihet motivi

Një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e Drazan Stojkovic, kryetar i këshillit komunal të Partisë Popullore Serbe në Mitrovicë.

Sipas policisë, mjeti shpërthyes është hedhur rreth orës 21, gjatë kohës kur Stojkoviç ishte në shtëpi me familjen e tij.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për gjetjen e personave përgjegjës.

Ende nuk dihet motivi për hedhjen e këtij mjeti shpërthyes në shtëpinë e kryetarit të këshillit komunal të Partisë Popullore.