Bora izolon Malësinë e Karadakut, banorët kërkojnë ndihmë nga institucionet

Reshjet e dëborës kanë izoluar fshatrat e malësisë së Shkupit, Tanushën, Malinën dhe Brezën. Banorët shqiptarë të këtyre fshatrave janë të bllokua dhe e kanë të pamundur që të zbresin për ndonjë rast urgjent. Ekipi i televizionit Alsat tentoi që të shkojë në fshatin Tanushë, por për shkak të rrugëve të pa-pastruara një gjë e tillë ishte e pamundur.
“Fshati Tanushë për dy ditë me radhë është i bllokuar ekipi i televizionit Alsat u mundua që të ngjitet në këtë fshat, por rrugët bllokuar nga bora e pamundësuan që të ngjitet në këtë fshat”.

Një banor i fshatit Brezë në linjë telefonike për Alsat tha se ka njerëz të sëmurë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, por deri më tash asnjë institucion nuk u ka ndal në ndihmë. Sipas tij, komuna e Çurçer Sandevës dhe shtabi për menaxhim me Kriza kanë injoruar thirrjet e tyre.

“Fshati Brezë është tërësish i bllokuar. Në Brezë, Tanush dhe Malin trashësia e borës arin në një metër , asnjë nuk na del në ndihmë. Kërkuam ndihmë edhe nga komuna e Çurçer Sandevës, na thanë të kërkoni ndihmë nga Shtabi krizave, por ata na thonë se ne nuk jemi kompetentë dhe se përgjegjës është komuna e Çurçr Sandevës, ne kërkojmë që urgjentisht që në Brezë, Malinë dhe Tanush të ndërhyhet, të pastrohet rruga në këto tre fshatra sepse kemi njërës të sëmur me sëmundje të zemrës, njërës që patjetër duhet të kryejnë kontrolle. Me qenë për aksione policore shumë shpjet ndërhyjnë, ndërsa për pastrimin e rrugëve askush nuk merr masa”.

Nëse edhe gjatë ditëve në vazhdim rrugët për në këto fshatra nuk pastrohen , banorët druajnë se mund të mbesin edhe pa ushqime, andaj edhe bëjnë apel për ndihmë.

Senat Zylbehari