Bore ne Maqedoni, ndalese qarkullimi ne disa rruge

Trafiku në rrugët e Maqedonisë është duke u zhvilluar në rrugë të lagështa.

Bora e lehtë po bie në Smojmirovë, Dellçevë, Kriva Pallankë, Stracin, Mavrovë, Strazhë, Gjavato dhe Pletvar,

Meteorologët paralajmërojnë ditë të ftohta, dhe pritet edhe reshje të borës në disa qytete të Maqedonisë.

Pas reshjeve të borës në rrugët që të shpiejnë në Mavrovë, Lidhja Automoto e Maqedonisë ka vendosur që të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa është vënduar nga ora 21 e 15 minuta dhe nuk dihet se deri kur do të vazhdojë.