Borë në Sahara, çuditen banorët

Do të ishte vendi i fundit që do u shkonte ndërmend se mund të ketë reshje dëbore, edhe pse mund të duket si pabesueshme pas 37-vitesh një pjesë e asaj që njihet si shkretëtira e Saharasë është zbardhur nga dëbora.

Reshjet e borës kanë habitur edhe banorët e zonës, të cilët i kanë parë për herë të fundit këtë fenomen në shkurtin e vitit 1979.

Por përveçse habisë, reshjet e borës kanë ofruar edhe një pamje të rrallë e spektakolare, ku bardhësia shkëlqen mes ngjyrës kafe të shkretëtirës.
1482237674_2 1482237667_1