“Botë” e Linda Halimit, kënga më e pëlqyer deri tani e Eurovizion-it

Lindita, me këngën “Botë”, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në Eurovizion , ka marrë 733 vota, duke u bërë deri tani, kënga më e pëlqyer.

Nga të gjitha këngët që deri tani janë zyrtarisht përfaqësuese të shteteve të tyre në Eurovizion, Lindita Halimi duket se është më e pëlqyera, raportonte dje KultPlus. Këtë e tregojne votat në portalin Ëiëiblogs- portali më aktiv i Eurovizionit në botë.

Deri tani janë rreth 15-të këngë të ditura për Eurovizion, ndërsa deri në muajin prill rreth 40 shtete do të zgjedhin këngët e tyre përfaqësues.

Linda Halimi, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke falënderuar fansat të cilët po e pëlqejnë këngën e saj. Në këtë renditje, pas Linditës e cila po triumfon në dy herët e fundit, pason kënga e Hollandës dhe ajo e Irlandës.

Me këngën “Botë”, Linda Halimi ka dalë të jetë triumfuese në edicionin e 55-të të Festivalit të Muzikës së RTSH-së.