Botërori 2018 / Huliganët rusë kërcënojnë anglezët

epa05358480 Supporters clash in the stands after the UEFA EURO 2016 group B preliminary round match between England and Russia at Stade Velodrome in Marseille, France, 11 June 2016. (RESTRICTIONS APPLY: For editorial news reporting purposes only. Not used for commercial or marketing purposes without prior written approval of UEFA. Images must appear as still images and must not emulate match action video footage. Photographs published in online publications (whether via the Internet or otherwise) shall have an interval of at least 20 seconds between the posting.) EPA/DANIEL DAL ZENNARO EDITORIAL USE ONLY

Ka mbetur edhe 1 vit nga Botërori i Rusisë dhe në ditët e sotme frika më e madhe e FIFA-s është shfaqja e mundshme e dhunës në disa prej qyteteve ruse, ashtu sikurse ndodhi edhe në Evropianin e vitit të kaluar në Francë.

Tifozët më radikalë rusë, nëpërmjet një dokumentari të BBC, kanë bërë një paralajmërim për një luftë të hapur me tifozët anglezë gjatë Kupës së Botës të vitit 2018, si për të përsëritur ngjarjet e turpshme në rrugët e Marsejës.

Dokumentari i BBC stregon edhe mënyrën sesi stërviten huliganët rusë për të qenë gati për verën e ardhshme. Një nga protagonistët e betejës së Marsejës e shpreh qartë paralajmërimin duke thënë: “Ushtria e huliganëve rusë është gati, anglezët të vijnë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Është mëse e sigurt se dikush do të ndërmarrë ndonjë veprim”.

Një tjetër huligan rus shkon akoma më tej, duke parashikuar një “ferr të vërtetë” në “Rusi 2018”, duke thënë se për dikë Botërori do të jetë festival i futbollit, për të tjetër do të jetë festivali i dhunës.