Botohen veprat e Arbën Xhaferit

 

Janë botuar në 5 vëllime veprat me mbi 2000 faqe ese dhe analiza brilante të Arbën Xhaferi mbi çështjen kombëtare, identitetin, demokracinë, sfidën nga ekstremizmi fetar, kauzën shqiptare, çështjen e Kosovës dhe të tjera.

Njerëzit që kanë jetuar me Arbër Xhaferin, janë sot në mesin tonë, jo vetëm se si ai e ka shikuar jetën, por edhe politikën ka thënë Baton Haxhiu.

“Dikush që do të duhej të ishte këtu si mik dhe bashkëpuntor i tij i ngushtë, sidomos në Maqedoni, eshte Ylber Hysa, por ai bashkë me Edi Ramën, do të jenë prezent në promovimin e ardhshem në Tiranë”, ka thenë Haxhiu

Poashtu, Shkelzen Maliqi, njeriu qe i pari e nxiti Arber Xhaferin te shkruaj tha se “ky është një prej projekteve të rendesishme, sepse është ndier nevoja që Arber Xhaferin ta kemi të permbledhur, dhe kjo jo vetëm per politikën në Maqedoni por gjithandej ku kanë jeruar shqiptarët” ka thënë Maliqi, shkruan gazetametro.net

Maliqi ishte i afërt me Xhaferin, i cili foli per edhe për shkrimin e parë qe e kishe botuar Xhaferi në karrierë, ne revisten Fjala, i nxitur nga Maliqi, i cili ishte botues i Fjalës së atëhershme.

“Arbëri eshte nje nga autorët me stilistik që gjithmonë dallohej nga brezi i tij dhe kjo përmbledhje, ngërthen gjitha shkrimet e tij gjithandej” ka thënë Maliqi.

Astrit Salihu Filozofi i njohur nga Prishtina, e cilesoi Xhaferin si nje mendje te ndritur te shqiptareve.

“Arbëri shqiptarët i shihte vetëm në Evropë dhe vetëm në perëndim. Ai potenconte në shkrime faktin se neoshqiptarizma eshte evropiane. Ne kemi sot, shqiptare qe vdesin ne Siri, kemi edhe rryma majtiste ekstrreme, që janë të ndikuara nga Lindja. Dhe Arbër Xhaferi, ishte kundër të gjitha këtyre. Dhe këto mund t’i lexoni ne përmbledhjen e Arbër Xhaferit, ku edhe mund të shihni një pjesë të së ardhmes shqiptare”, ka thënë Salihu, i cili poashtu ishte nje mik i afert i Xhaferit.

Keto vepra botohen nën përkujdesjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.