Botohet në gjuhën angleze “Kamarja e turpit” e Kadaresë

Botohet në gjuhën angleze një nga veprat e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare.

40 vjet pas botimit të tij të parë më 1978 si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”, “Kamarja e Turpit”,  u ribotua në vitin 2016.

Romani ka në qendër fatin e Ali Pashë Tepelenës, pashait rebel shqiptar që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman dhe nga kritika botërore është konsideruar si një nga veprat më tragjike të Kadaresë ku përshkruhet terrori shtetërore .

Me këtë rast rast Lesley Mcdoëell shkruan në “The Herald” se “dukej sikur përmes kësaj vepre, ai donte t’i kujtonte vendit të tij luftën për pavarësi dhe të sigurohej që lexuesit e tij nuk e kanë harruar lidhjen që Perandoria Osmane kishte dikur mbi të. Sepse qartësisht ai ndiente se ekzistonte rreziku i mbizotërimt të anezisë. Ky roman u botua 15 vjet, qyshkur karriera botuese e Kadaresë nisi me “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, një roman bashkëkohor mbi një gjeneral italian, që ishte ngarkuar me misionin të gjente eshtrat e ushtarëve që kishin luftuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Edhe ky roman thekson gjithashtu një nevojë njerëzore për të mos harruar. Të kujtuarit nuk lidhet vetëm me varrosje kockash, por lidhet me të treguarin e historisë, të folurin e gjuhës tënde, të ruajturit e traditave.

Ai duhet të kapë dhe vrasë Ali Pashë Tepelenën, prijësin shqiptar dhe të kthehet me kokën e tij në “Kamaren e turpit”, një hapësirë e skalitur posaçërisht në sheshin kryesor të Kostandinopojës, për t’ia shfaqur publikut. Kadare e fillon historinë e tij nga këndvështrimi i një njeriu të zakonshëm, 31- vjeçari Abdulla, i cili është roja i kamares së turpit. Ai duhet të mbajë nën kontroll çdo kokë të vendosur atje së bashku me mjekun, i cili kujdeset për gjendjen e saj çdo ditë.

Por shqetësimet e Abdullait janë më njerëzore. Ai shqetësohet në lidhje me martesën që po afron, humbjen e vendit të punës, fatin e vëllait të tij, i cili ndodhet larg duke luftuar rebelët shqiptarë. Por është dhe një tjetër njeri i zakonshëm, Tunxh Hata, i cili ka për detyrë mbledhjen e kokave të prera të udhëheqësve në çdo betejë të fituar. Shumë shpejt ai do të mbledhë të fundit, atë të Ali Tepelenës, i cili më në fund është shpartalluar.

Pasi ta ketë siguruar atë, ai duhet të kthehet nëpër fshatra dhe qytete, duke vendosur edhe një çmim për popullin që dëshiron të shohë kokën dhe më pas është Abdullai ai që do të kujdeset për të. Kadare aludon mbi tekat e Perandorit, teksa thotë se: Hurshid Pasha e dinte se do të ishte koka e tij në “kamare”, në qoftë se ai do të dështonte në kapjen e Ali Tepelenës, ashtu si ndodhi me komandantin e mëparshëm, i cili u përpoq të vriste udhëheqësin rebel.

 

Romani i Kadaresë na tregon se historia është e krijuar nga njerëzit, të cilët dëshirojnë pushtet përtej aftësive të tyre. Që duan t’u mohojnë njerëzve të drejtën për të veshur atë që duan dhe të flasin fjalë që ata dinë. Që kërkojnë metodat më të ashpra për të mbështetur pushtetin e tyre dhe shpikin sisteme të tëra të shtypjes për ta bërë këtë. “Kamarja e turpit” është një roman i jashtëzakonshëm dhe kompleks, të cilit i ka ardhur koha, ndoshta, gati 40 vjet pas botimit të parë”.