Botohet për herë të parë pas 72 vjetësh fotoja e rrallë e Mit’hat Frashërit

Botohet për herë të parë pas 72 vjetësh fotoja e rrallë e Mit’hat Frashërit


Botohet për herë të parë pas 72 vjetësh fotoja e rrallë e Mit’hat FrashëritNga Roland Qafoku

Kjo është një foto e dhjetorit të vitit 1944 në kampin “Santa Fara” në Bari të Italisë. Publikohet për herë të parë dhe në të janë Mithat Frashëri, Ali Këlcyra, bashkëshortja e tij Advije Vrioni dhe e bija e tyre Hëna Këlcyra vetëm 8 vjeçe.

Si Mit’hati dhe Aliu me familjen kishin vetëm një muaj që ishin larguar nga Shqipëria e çliruar nga gjermanët por në të cilën komunistët kishin ardhur në pushtet. Autori i fotografisë është një kinez që për fat, pasi e fiksoi në celuloid dhe e stampoi në letër, një kopje ia dhuroi personazheve të fotoës. Ka një arsye përse e publikojmë sot këtë foto.

Më 3 tetor 1949 mbylli sytë përgjithmonë Mit’hat Frashëri, një personazh që në kufijtë ekstremë sot studiues të veçantë e quajnë gjeniu i kombit dhe në ekstremin tjetër vazhdojnë ta quajnë tradhtar.

Por mjaftojnë veprat që la Mit’hat Frashëri pas dhe çdokush e bën vetë bilancin e jetës së këtij njeriu.

Një intelektual i sërës së lartë që shkroi çdo gjë nga mendja dhe vepra e tij në shërbim të kulturës së kombit por që bëri vetëm një gabim në jetën e vet:  që vdiq.

Ironia e kësaj fraze lidhet me atë fjalim në BBC në gusht të vitin 1949 që bëri jehonë botërore por që vetëm dy muaj më pas ai ndërroi jetë.

Historia nuk bëhet me sikure, por punët do të ishin ndryshe nëse ai nuk do të kishte vdekur në kulmin e përgatitjeve për ndërhyrje në Shqipëri dhe rrëzimin e komunizmit. Sot në 67 vjetorin e vdekjes së Mit’hat